Ky detaj domethënës në veshjet e Jonida Maliqit do ju befasojë
Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2019 pasi u shpall fituese e Festivalit të Këngës me këngën “Ktheju tokës” me të cilën b֝ri për vete të gjtihë publikun.
Por Jonida Maliqi njihet dhe si një “fashion icon” në showbizzin shqiptar dhe është një prej influencueseve më të mëdha sa i përket modës.
Dhe sigurisht dhe përgjatë tri netëve të “Festivalit të Këngës”, këngëtarja na mahniti me zgjedhjet e saj në veshje duke u paraqitur denjësisht përpara publikut.
Mirëpo, në një intervistë për emisionin e mëngjesit në Radio Televizionin Shqiptar, këngëtarja tregoi se zgjedhja e tre fustaneve gjatë festivalit, nuk ishte aspak e rastësishme sepse janë përshtatur me teksin e këngës.
“Të tre veshjet kanë patur një pikë të përbashkët. Doja atë variantin si pardesy që tregon atë udhëtarin që po ikën, po largohet. Unë e shikoj në një sy artistik. Jo çdo gjë është e rastësishme. Jemi munduar që ta qendisim në bazë të tematikës së këngës”- ka shpjeguar këngëtarja.
Jonida Maliqi u shpall fituese e “Festivalit të Këngës” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2019 me këngën “Ktheju tokës”, me një tematikë aktuale të shoqërisë shqiptare, sikurse ajo e emigrimit.