Lind djalë këngëtarja e njohur shqiptare

Këngëtarja e njohur Maya Alickaj është bërë nënë për herë të parë.

Ajo për herë dhe solli në jetë një djalë.

Maya Alickaj e ka ndarë lajmin e gëzueshëm nëpërmjet një postimi në Instagram pranë të cilit i ka uruar edhe Krishtlindjet, shkruan lajmi net.

“Gëzuar Krishtlindjet. Këtë vit janë Krishtlindjet më të bukura të jetës sime, pasi Zoti më bekoi me një djalë. Edhe një herë gëzuar dhe Zoti ju bekoftë me dashuri. Maya dhe Jonas”,-ka shkruar këngëtarja krahas fotos ku shfaqet teksa shëtit të voglin.

Ajo shtatzëninë e zbuloi në muajin e fundit pasi më herët deshi ta mbajë të fshehtë.