Loredana publikon për herë të parë fytyrën e vajzës

Loredana Zefi ka vendosur që ta publikojë imazhin e vajzës së saj.

Nuk ka shumë kohë prej kur Loredana Zefi dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë dhe Hana e vogël ua ka ndryshuar komplet atmosferën në familje, shkruan lajmi.net.

Loredana shtatzëninë kishte vendosur ta mbante larg fokusit medial duke mos publikuar ndonjë foto me bark të fryrë, mirëpo kjo nuk u ka ikur publikut e mediave të cilët shpesh e kanë fotografuar në fshehtësi dhe barku i është parë ani pse Loredana vishej me rroba të ani pse Loredana vishej me rroba të gjera.

Fotot nga ditët e bukura shtatzënë ata i kanë publikuar tash kur Loredana veç ka lindur.

E ajo madje tani e ka publikuar edhe fytyrën e vajzës nëpërmjet një imazhi në Instastory.