Luana dhe Krenari fotografohen bashkë në meshën e Krishtlindjes
Luana Vjollca dhe Krenar Cocaj u kanë dhënë fund thashethemeve rreth ndarjes.
Luana Vjollca dhe Krenar Cocaj mbrëmë ishin bashkë në meshën e Krishtlindjes në Prishtinë, shkruan lajmi.net.
“Prive” ka siguruar një fotografi, në të cilën Krenari dhe moderatorja shihen përkrah njëri-tjetrit në Katedralen Shën Tereza në Prishtinë.
Ani pse ata asnjëherë nuk kanë preferuar të flasin publikisht për lidhjen, kjo paraqitje u jep fund thashetheme se çifti janë ndarë.
Për ndryshe, moderatorja po e përmbyll një vit të suksesshëm, kurse ka paralajmëruar një dhuratë për fansat.