Luana Vjollca po publikon një këngë të re dhe titulli qenka diçka që s’e prisnim

Nga moderatore në
këngëtare, Luana Vjollca nuk ka hezituar ta testojë veten edhe në muzikë dhe ia
doli.

Vjollca e cila
disa herë e ka theksuar se fillimet e karrierës skenike i kishte pasur me muzikën,
tashmë ka publikuar disa këngë e njëra ndër to ishte goxha hit kësaj vere.

Pas një bashkëpunimi
me këngëtarin Bujar Qamili dhe një solo projekti, Luana Vjollca ka paralajmëruar
këngën e saj të re.

Me një insert
publikuar në Instagram, ajo ka treguar se data e lansimit të këngës me video
klip është 27 dhjetori, kurse kënga ka titullin në gjuhën turke.

“Gyle, gyle” – quhet kënga e re e Vjollcës, e që në shqip do të thotë “Lamtumirë”. /Prive.al

View this post on Instagram

?

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on