Lulzim Bucolli i “Schengen Visa” kalon në “O Sa Mirë”

Aktori i njohur i serialit “Schengen Visa”, Lulzim Bucolli, është shumë i pëlqyer nga fansa të shumtë për humorin e tij.

Performanca e tij në këtë serial është vlerësuar lartë, megjithëse tash e tutje ai nuk do të jetë më pjesë e tij.

Aktori Bucolli tashmë do të jetë pjesë e hit serialit vendosur “O Sa Mirë”.

Lulzim Bucolli (Foto: Lulzim Bucolli/Facebook)

Këtë e ka konfirmuarpër Telegrafin vet producenti i serialit, Fisnik Vejsa.

“Ne si ‘O Sa Mirë” jemi të lumtur që gjithnjë e më shumë po shtohemi dhe jemi në kërkim të talenteve të reja. Pjesëtari më i ri në serialin tonë është aktori Lulzim Bucolli, i cili do të luajë tash e tutje në episodet e ardhshme të serialit”, ka thënë Vejsa për Telegrafin.

“O Sa mirë” përndryshe këtë vit është zgjeruar edhe në diasporë, duke inkuadruar aktorë të rinj, për të sjell frymë humori edhe nga shqiptarët e mërgatës.

Njashtu këtë vit nuk ka munguar edhe një serial i dedikuar posaçërisht për fëmijë, që gjithashtu është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/