Lumi B publikon një fotografi nga adoleshenca, dukej krejt ndryshe në rininë e tij

Lumi B publikon një fotografi nga adoleshenca, dukej krejt ndryshe në rininë e tij

Reperi i njohur Lumi B, është shumë i pëlqyer për muzikën e tij nga mijëra fansa anë e mbanë Kosovës.

Ai po ashtu është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e tij private.

Së fundmi, reperi ka vendosur të publikojë një fotografi të rrallë për fansat e tij në rrjetin social Instagram.

Fotografia në fjalë është realizuar në kohën kur ai ishte adoleshent, ndërsa dukej krejt ndryshe në atë kohë.

“Tu u rritë”, ka shkruar Lumi në mbishkrimin e fotografisë, gjersa ka pranuar mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e shumtë.

Lumi B ka qenë shumë aktiv këtë me projekte të shumta muzikore, ndërsa nuk ka munguar edhe në koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.

Po ashtu, ai është bërë pjesë e shumë programeve festive për fundvit. /Telegrafi/