Majk: Katër të dashurat e mia të fundit e kanë pasur emrin me shkronjën “M”
Reperi Majk është një prej emrave më të përfolur në estradën shqiptare.
Përveç projekteve të veçanta që sjell, shpesh ai është i përfolur edhe për jetën private.
Në të shumtën e rasteve, temë në media janë bërë lidhjet e tij me disa femra, të cilat gjithashtu janë vënë në vëmendjen e publikut.
Së fundmi, Majk ka qenë i ftuar në emisionin “NIN”, ku ka folur ndër të tjerash rreth karrierës dhe më të rejave në jetën e tij private.
Natyrisht që nuk munguan edhe pyetjet provokuese, e njëra ndër to ishte emri i të dashurës së fundit, të cilën reperi refuzoi ta tregojë të plotë.
Megjithatë ai dha një përgjigje shumë interesante, duke thënë se koiçidencialisht, katër të dashurat e tij të fundit kanë pasur të njëjtin inicial, pasi të gjtihave u ka filluar emri me shkronjën “M”.
Një fakt i tillë sigurisht që ka bërë për të qeshur edhe të pranishmit në studio.
Përndryshe, ai së bashku me mikun e tij, reperin Onat, publikuan së fundmi bashkëpunimin e tyre të ri “Thrri dajt”, i cili u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/