Mc Kresha dhe Evi Reçi në lidhje? – Këngëtarja më në fund jep një përgjigjje

Sot në portale të ndryshme qarkulluan lajme se
këngëtarja Evi Reçi dhe reperi Mc Kresha janë në një lidhje.

Ata shkruanin se çifti ishin tashmë në një marrëdhënie prej
dy vitesh. Edhe pse në distancë thuhej se dyshja kishin arritur t’i mbijetonin
lidhjes sepse Evi Reçi ka nisur karrierën në Itali ndërsa Kresha është me
koncerte dhe është gjithmonë në lëvizje.

Por e kontaktuar nga Blitz.al këngëtarja Evi Reçi e ka
mohuar kategorikisht këtë lajm dhe shprehet se:

“Është një tmerr ajo që po lexoj në portale, kjo që 
thuhet nuk është aspak e vërtetë”.  E në fakt nuk është hera e parë që
janë aluduar lidhje të tilla mes artistësh dhe me siguri kjo nuk do të jetë as
hera e fundit.