Motra e Ritës shkëlqen në fustan të Lia Stubllës

Elena falënderon Lia Stubllën

Motra e Rita Orës, Elena ka shkëlqyer e veshur me një fustan të kuq nga koleksioni i ri i disenjatores së njohur shqiptare, Lia Stublla.

Fustani është pjesë e koleksionit të fundit të Lias, ku të gjitha fustanet janë të shkurta dhe me materiale shkëlqyese që përkojnë me festat e fundvitit, shkruan rtv21.tv

Elena në fotografinë e shpërndarë në rrjetin social Instagram, duket e lumtur për dhuratën që siç ka shkruar ka ardhur në kohën e duhur.

“Faleminderit Lia Stublla për fustanin e bukur të Krishtlindjeve, tamam në kohë”, ka shkruar Elena krahas fotos.