Nd’rrimi i Natës – emisioni kosovar më i shikuar në Primetime

Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin, Donika Lamaxhemën dhe Donika Gashin në Klan Kosova, sipas statistikave të nxjerra nga kanali i videove Youtube, del të jetë emisioni më i shikuar kosovar i llojit të vet.


I transmetuar tri
herë në javë në Klan Kosova, të hënën, të martën dhe të mërkurën NIN i cili në
nëntor të këtij viti i mbushi tri vjet transmetim, 2018-tën e ka pasur sezonin
më të suksesshëm.

Statistikat e nxjerra nga Youtube, NIN në përgjithësi ka pasur 28 milionë klikime, është shikuar për 107 milionë minuta dhe në 20 shtete të botës.

Sezonin e vitit 2018-të, NIN e ka nisur me mini koncertin e organizuar nga Flori Mumajesi në Klan Kosova bashkë me Klajdi Harunin, Brunon, Artjola Toskën dhe Shkurte Gashin.


Miliona klikime janë gjeneruar nga videot e plasuara në Youtube më pas, ndërsa viti ka qenë fantastik për emisionin, meqë shikueshmëria e ka arritur pikun.


Edhe emisionet me yjet e showbizit shqiptar, kanë qenë në top – sidomos pas realizimit të lojës “Haje ose Thuaje” e cila është pëlqyer shumë nga publiku.

Përndryshe, në Nd’rrimin
e Natës këtë vit janë trajtuar edhe shumë tema sociale, cështje të rëndësishme
që e preokupojnë shoqërinë kosovare por edhe tema relaksuese, me të cilat
ndjehemi të afërt të gjithë.

Viti që lamë pas
ishte i mbarë për NIN-in, e Prive ju uroj një vit edhe më të mirë.