Noizy publikon një fotografi të shumë viteve më parë, tregon se sa shumë ka ndryshuar me kalimin e kohës

Reperi Noizy, është një prej reperëve më të pëlqyer shqiptarë për muzikën e tij.

Ai është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, reperi ka vendosur të publikojë për fansat në Instagram një fotografi të rrallë, të realizuar shumë vite më parë.

Bëhet fjalë për një imazh, në të cilin ai shfaqet duke pozuar pranë miqve të tij, ndërsa vinin në pah trupat e formësuar.

Dallimi i atëhershëm me sot është shumë i madh, dhe kjo vërehet lehtë nga tiparet e fytyrës.

Në kohën kur është realizuar fotografia, Noizy kishte një simpati të veçantë për boksin, ndaj edhe në mbishkrimin e fotografisë ka cituar se bëhet fjalë për periudhën kur boksonte.

Me kalimin e viteve, ai u shndërrua në një prej reperëve më të pëlqyer, dhe përveç muzikës, ai ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në biznes. /Telegrafi/