Përkeqësohen raportet ndërmjet Meghan Markle dhe babait të saj
Meghan Markle dhe babai i saj, Thomas, vazhdojnë t’i shmangin takimet me njëri-tjetrin, për shkak të shkeljes së betimit të Thomas për të mos folur me mediat lidhur me të kaluarën e dukeshës së Sussexit.
Duket se drama e familjes Markle nuk do të përfundojë në një të ardhme të afërt – raporton InStyle.
Nga ana tjetër, sipas Vanity Fair, Meghan dhe babai i saj kanë folur vetëm një herë prej se ajo është martuar me princin Harry, mirëpo kishte vendosur që t’i përmirësonte raportet me babanë e saj.
Ajo i kishte thënë Thomasit se marrëdhëniet mes tyre mund të përmirëosheshin, me kusht që ai të mos jepte kurrfarë informacioni për mediat.
Mirëpo, babai i dukeshës, gjatë fundjavës që lamë pas e shkeli këtë rregull duke folur për Daily Mail, ku shume shpesh e ka përmendur emrin e vajzës së tij.
“Meghan ia ka bërë të qartë babai të saj se mund të kenë kontakte me kusht që ai të mos u japë mediave detaje nga jeta e saj”.
“Ajo i ka thënë se nuk dëshiron të jetë vazhdimisht në media, por ai vazhdon që ta përmendë sa herë që flet publikisht”, ka thënë një shoqe e Meghan për Vanity Fair. /Telegrafi/