Përvjetori i fejesës: Blero e Afrona ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit
Sot përveç festës së Krishtlindjeve, Blero dhe Afrona ka edhe një tjetër gëzim.
Ata festojnë përvjetorin e fejesës.
Ka qenë Afrona ajo që ka postuar disa fotografi në Instagram me anë të cilave e ka uruar këngëtarin për shumë e shumë vitë të tjera bashkë.
“Edhe një tjetër vit i mrekullueshëm të fejuar. Urime përvjetori zemër edhe shumë kohë të lumtura bashkë. Të dua”, ka shkruar ajo.
Ndryshe nga Afrona, Blero ka postuar vetëm një foto të saj.
“Faleminderit Zotit për jetën që do ta ndajmë. Dhe më shumë se gjithçka, që do ta ndajë me ty. Urime përvjetori”, ka shkruar këngëtari.