Polici i vrarë në Istog ishte mik i Ramë Lahajt: Lajm makabër vdekja jote miku im i shtrenjtë
Gjatë ditës së djeshme qyteti i Istogut ishte prekur nga një tragjedi.
Pas një grabitje të një banke në këtë qytet, mbeti i vrarë një polic me emrin Izet Demaj, si dhe hajni që u vra nga Policia e Kosovës.
Pas reagimeve të institucioneve shtetërore dhe opinionit të gjerë, ka reaguar edhe reagimi i mikut të ngushtë të policit, tenori Ramë Lahaj.
Ky i fundit ka publikuar një fotografi të përbashkët të dyshes në rrjetet sociale dhe ka lënë një mbishkrim emocional.
“Çfarë lajmi makabër kam dëgjuar miku im i shtrenjtë. Zoti e bekoftë shpirtin tënd. Pusho në paqe heroi ynë kombëtar, Izet Demaj”, ka shkruar artisti në llogarinë personale të Instagramit.
Theksojmë se i ndjeri ka qenë pjesëtar edhe i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjersa varrimi i të ndjerit do të bëhet gjatë ditës së nesërme.
Ndryshe, Lahajn do ta shohim edhe me projekte të reja gjatë vitit të ardhshëm kalendarik. /Telegrafi/