Prive zbulon: Ish i dashuri i Diellza Kolgecit në lidhje me prezantuesen e njohur
![](https://albshowbizzz.com/wp-content/uploads/2018/12/prive-zbulon-ish-i-dashuri-i-diellza-kolgecit-ne-lidhje-me-prezantuesen-e-njohur_5c2207fc3dd88.jpeg)
Pak javë më parë ju njoftuam ekskluzivisht mbi
lidhjen e re të Diellza Kolgecit dhe shtatzëninë.
E duket se risitë nuk janë vetëm nga ana e
Diellzës por edhe nga ish i dashuri shumëvjeçar i saj.
Noli Fetoshi, arkitekti me të cilin Diellza ishte
në lidhje për shumë vite, ka nisur një lidhje të re.
Bëhet fjalë për romancën me prezantuesen e
sportit në Klan Kosova, Genta Canën e cila e ka zyrtarizuar lidhjen përmes një
postimi në rrjete sociale ku e uron personin e zemrës me rastin e ditëlindjes.
Burimet i kanë treguar Prive.al që dyshja kanë
disa muaj që janë bashkë.
‘Genta dhe Noli kanë nisur lidhjen tash e disa
muaj dhe janë shumë të dashuruar. Lidhja po ecë për mrekulli’ – deklaron për
portalin tonë burimi i rezervuar pranë çiftit.
Shumë urime! Ju shkoftë mbarë! /Prive.al
![](https://albshowbizzz.com/wp-content/uploads/2018/12/prive-zbulon-ish-i-dashuri-i-diellza-kolgecit-ne-lidhje-me-prezantuesen-e-njohur_5c2207fd06be0.jpeg)