Publikohet fotografia e parë familjare e Mozikut, por ja çfarë merr gjithë vëmendjen

Këngëtari e njohur nga Ferizaj Mozzik dhe gruaja e tij Loredana para pak ditësh u bënë prindër për herë të parë.

Ata e quajtën vajzën e tyre me emrin, Hana dhe lindja e saj pushtoi të gjitha mediat rozë, përcjell ORAinfo.

Që nga lindja e saj dolën fotografi të ndryshme, madje asaj ia krijuan edhe një llogari në Instagram.

Por sot një fotografi ka qarkulluar në rrjete sociale, ku shfaqen ata të dy së bashku me Hanën por ajo çka bie në sy është se Loredana është pa grim dhe duket se shtatzënia e ka zbukuruar edhe më shumë./ORAinfo/