Rita Ora fotografohet për herë të parë në shoqërinë e Andrew Garfield
Rita Ora dhe i dashuri i saj i spekuluar, Andrew Garfield, janë fotografuar për herë të parë së bashku në Primrose Hill të Londrës.
Këngëtarja shqiptare është parë krah për krah me aktorin që e ka luajtur Spider-Manin.
The WTF couple of 2018 is a late entry by Andrew Garfield and Rita Ora pic.twitter.com/bK4QZXrn5C
— ? Andrew Garfield Fan ? (@GarfySource) December 24, 2018
Thashethemet se 28-vjeçarja është në lidhje romantike me 35-vjeçarin kanë nisur në muajin e kaliar, tre muaj pas ndarjes së saj nga ish- i dashuri Andrew Watt.
Dy yjet e njohura janë parë duke biseduar me njëri-tjetrin, ndërkohë që kanë bërë disa blerje.
MailOnline i ka kontaktuar përfaqësuesit edhe të Ritës edhe të Garfieldit për t’i komentuar fotografitë, mirëpo nuk ka marrë ndonjë konfirmim.
Në muajin e kaluar, një burim kishte thënë për The Sun se çifti është në fillim të romancës së tyre.
Rita është cituar t’u ketë thënë shoqeve të saja se lidhja me aktorin mund të bëhet më serioze në krahasim me lidhjet e mëparshme. /Telegrafi/