Seldi po vjen pa dashuri
Ai ka qenë ndër emrat më të përfolur të shoubizit shqiptar në këtë vit kalendarik që po lëmë pas vetes.
E gjithë kjo në saje të romancës me Mimoa Shkodrën, e cila u kurorëzua me fejesë dhe përfundoi me ndarje.
Seldi Qalliu tashmë ka lënë pas ngjarjet e fundit dhe ka filluar të mendoj për këngën e re, të cilën shumë shpejt do ta sjell para publikut.
Këngëtari ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në xhirimet e videos së këngës së re.
Ai ka zgjedhur kësaj radhe të bashkëpunojë me këngëtaren e re dhe simpatike, Cassey.
“S’ka dashni”, titullohet kënga e re, ku do ta shoqërojë me videon e punuar me produkionin XL Films.
Ndryshe, këngëtari ka premtuar edhe këngë të reja gjatë vitit të ardhshëm kalendarik. /Telegrafi/