Si asnjëherë më parë, Edona vjen me këtë fotografi…
Edona Llalloshi është një emër mjaft i dashur për ne.
Me muzikën që kultivon, ka arritur që ndër vite të bëjë për vetë një numër të madh të publikut, por mesa duket këtë gjë po e drejton goxha mirë edhe në rrjetet sociale.
Pasi duke qenë tejet aktive, ajo ndeket nga 146k followërs, të cilëve iu qëndron besnike, duke ndarë gjithçka nga jeta e saj e përditshme.
Si asnjëherë më parë, ajo ka ndarë një fotografi mjaft të vlefshme për të.
Ndonëse jemi mësuar, që gjatë karrierës së saj, ta mbajë larg vëmendjes mediatike familjen e saj, ajo këtë herë nuk veproi kështu.
Si rrallë herë ajo ka publikuar një fotografi të familjes së saj, ku shihen se janë prindërit, njëra nga motrat e saj, vëllau së bashku më gruan e tij.
Fotografi kjo, të cilët secili dukeshin më i bukur se tjetri, dhe që pasqyronin një familje të bashkuar.
Kujtojmë se babi i saj, Rrahman Llallashi, para disa kohësh ka qenë producenti më i njohur i muzikës, por njëkohësisht edhe menagjer i Edonës për gjatë tërë karrierës së saj.
Ndërsa Miloti, përveç që ka disa duete me Edonën, ai mesa duket më shumë mirret me biznesin e tij, i cili tashmë e disa vite posedon një televizion privat i cili quhet Kutia.
Lum si Edona, të rrethohet me persona që i japin mbështetjen maksimale Edonës. /Kosovarja/