Si po ia dëshmon e dashura e Feros dashurinë atij?
Ka kohë që spekulohej për një lidhje të mundshme ndërmjet Feros dhe Arbenitës, gjë kjo që bëri edhe të përfolej mjaft shumë rreth dyshes.
Dhe, më në fund e pranuan lidhjen e tyre, duke e bërë publike përmes fotografive të shumta, shkruan Kosovarja.
Këtë herë, një foto e publikuar nga e dashura e Feros, mjaftoi për atë që thuhej e që flitej.
Kjo pasi që ajo me një fotografi të fundit, ia vuri vulën thashethemeve që flitej për ta.
Si asnjëherë më parë ajo erdhi kokë e këmbë e dashuruar, ku publikoi një zingjir të vendosur në qafë, të cilën e kishte emëruar “Fero”.
Lidhja e tyre duket se po funksionon goxha mirë, kjo po shihet të paktën përmes komenteve që po shkeputin për njëri tjetrin. /Kosovarja/