Soni Malaj tregon prapaskenat e festivalit: Isha e ngarkuar emocionalisht

 
 

Soni Malaj ka marrë pjesë në Festivlin e Fundvitit në RTSH me këngën “Më e fortë”.

Madje gjatë netëve të Festivalit ajo u përfol edhe si pretendente për ta fituar.

“Thumb” ka qenë në backstage- në natën finale të Festivalit për të biseduar nga afër me personazhet pjesëmarrës.

Një ndër këto personazhe ka qenë edhe Soni Malaj, e cila ishte pjesë e temave të medieve rozë .

Teksa gazetarja e ka pyetur për pjesëmarrjen e saj si dhe për faktin që flitej si fituese Son, ka folur rreth gjendjes emocionale.

“Të gjithë e dimë që festivali i madh është shumë i vështirë. Ta them me siguri të plotë që shumë prej mamave të këngëtarëve kanë qenë me ilaçe. Mami im ka qenë me zemër, sot ka qenë në spital dhe kam qenë shumë e ngarkuar emocionalisht”.