Tuna me set të veçantë fotografik me të birin për fundvit
Me ardhjen e festave të fundvitit, shumë prej figurave publike janë bërë më entuziastë, duke gjetur pak kohë për familjarët e tyre.
Në këtë periudhë fundviti nuk mungojnë edhe fotografitë festive të realizuara në frymën e ardhjes së vitit të ri.
Këngëtarja Altuna Sejdi – Tuna, është njëra ndër to, e cila së fundmi ka realizuar një set të veçantë fotografik bashkë me djalin e saj.
E veshur në të kuqe dhe me shumë stil, ajo ka pozuar pranë bredhit festiv bashkë me të voglin Tian.
Imazhet në fjalë, ajo ka vendosur t’i ndajë me fansat e saj në rrjetin social Instagram, ku ka marrë mijëra pëlqime dhe komente prej ndjekësve të saj.
Viti 2018 ka qenë shumë i suksesshëm për Tunën, dhe duket se këngëtarja është duke e pritur mjaft me energji edhe ardhjen e vitit 2019.
Fotografitë e këtij seti të veçantë janë realizuar nga fotografi Jeton Bylykbashi. /Telegrafi/