Vajzat e Lutfi Haziri bëhen bashkë
Vajzat e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, janë nga më të komentuarat në vend.
Është kohë festash, e duket se me këtë rast dyshja janë bërë bashkë, shkruan Kosovarja.
Janë tejet të përfolura dhe tërheqin shumë vëmendje në rrjetet sociale, ku edhe kësaj here imazhet e tyre kanë marrë shumë komente dhe pëlqime.
Një gjë vërehet qartë se motrat i ka marrë shumë malli, me që Kënga po vijon studimet në Universitetin e Harvardit, duke qëndruar për një kohë larg të afërmve.