Vigan Shehu dhe Korab Jetishi sjellin këngën e re “Si ajo”

Këngëtarët nga Gjakova: Vigan Shehu dhe Korab Jetishi, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Si ajo” titullohet kënga e tyre e re, e cila është ritmike dhe RnB.
Kënga është punuar nga Breshka Studio, gjersa për tekstin janë kujdesur vet këngëtarët.
Foto: YouTube
“Si ajo” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin dyshja vijnë me një performancë mjaft interesante.
Xhirimet e klipit janë realizuar në “XENI Imperial”, në Gjakovë.
Ana vizuale e projektit i është besuar produklsionit One Media.
Vigani ka kohë që nuk ka sjell një projekt të ri muzikor, ndërsa ky bashkëpunim me këngëtarin jetishi duket se shënon rikthimin e tij. /Telegrafi/