Yjet që bënë namin me sukses e skandale

 
 

Adelina Tahiri në hall me shqiptarët
Lidhja dhe martesa e Adelina Tahirit me avokatin milioner maqedonas u bë kryefjala e shoubizit vendor.

Adelina u gjykua pafundësisht për zgjedhjen e saj, por vetë këngëtarja qëndroj indiferente ndaj komenteve që shpesh ishin fyese. Edhe shtatzënia dhe bërja nënë nuk kaloj pa zhurmë, shkruan “Kosovarja”. Një është e qartë: Adelina po e jeton në maksimum jetën e saj.

Elita e Gjiko me dasmën më të madhe
Ndër personazhet qendror të shoubizit vendor gjatë këtij viti ishin Elita Rudi dhe Gjiko. Martesa e tyre krijoi senzacion mediatik. Sigurisht, fokusi ishte kryesisht tek barku i bukuroshes.

Kishte shumë kureshtje në lidhje me atë se a ishte apo jo shtatzëne. Dhe, po, Elita së shpejti bëhet nënë për herë të parë, shkruan “Kosovarja”.

Mozzik baba për herë të parë
Publikut i interesoj shumë edhe lidhja e reperit Mozzik me bukuroshen Loredana Zefi. Ata e quan përpara marrëdhënien e tyre dhe sot janë prindër të një vajze. Lindja e engjëllit të vogël morri gjithë vëmendjen mediatike.

Era mbeti pa të dashur e pa menaxher
Ndarja e Era Istrefit me Faton Shoshi
ishte pa pikën e dyshimit një ndër lidhjet dhe ndarjet më të bujshme. Ata i ndanë rrugët e tyre në jetën private dhe atë profesionale. Dukeshin shumë të lumtur, por ja që diçka nuk funksionoj mes tyre, shkruan “Kosovarja”.

Të vrasësh për Elvana Gjaten
Gjatë vitit 2018 Elvana përjetoj dy anët e medaljes. U rikthye fuqishëm në muzikë, e njëkohësisht edhe u zhduk nga ajo. Rikthimi përmes koncertit reciatal ishte sihariq për publikun, ndërkaq ngjarja që tronditi opinionin publik dhe e largoj Elvanen nga Shqipëria, është përleshja me armë që siç u tha ndodhi për shkak të një ngacmimi që iu bë këngëtares, për çka një person mbeti i vdekur.

Tayna nga hiçi në yll
Nëse dikush ia pa vërtet hairin vitit 2018, atëherë ajo po që është Tayna. U ngrit nga hiçi për tu shndërruar në një nga këngëtaret më të kërkuara e paguara ne vend. Tayna, po konsiderohet edhe si personazhi i vitit, kjo edhe për shkak të dissave që i lansoj, shkruan “Kosovarja”.

 
 

albshowbizzz.com