A do të bashkohen Bebe, Rita, Dua dhe Ava?

  

Janë të shumta hitet e njohura në mbarë botën nga artistet shqiptare si Bebe Rexha, Rita Ora, Dua Lipa dhe së fundmi edhe Ava Max. Por ndoshta së shpejti vokalet e tyre do të bashkohen në një projekt të vetëm.

Ka qenë kjo ideja e Bebe Rexhës, e cila nëpërmjet një postimi në Twitter ka propozuar një bashkëpunim mes këngëtareve shqiptare. “Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën, Ava Max”, ka shkruar Bebe duke e shoqëruar me ngjyrat kuq e zi.

E teksa Rita dhe Bebe shpesh marrin pjesë në evente së bashku dhe e mbështesin njëra-tjetrën në rrjetet sociale. Kohët e fundit u përfol për një zënkë të mundshme mes të dyjave, pasi u vu re mungesa e urimit të Rexhës në ditëlindjen e 28 të Rita Orës. Ky postim i hodhi poshtë gjithë zërat.

Tani mbetet vetëm për t’u parë nëse dëshira e Bebe Rexhës do të bëhet realitet duke pasur parasysh edhe marrëdhëniet e ftohta mes Dua Lipës dhe Rita Orës.

Tv Klan