A e ka tradhtuar Naimi – Mihrijen?
Janë çifti që shihen më së shpeshti bashkë, në çdo vend, në çdo kënd. I shohim bashkë në rrugë, në ekran, në skenë, shkruan “Kosovarja”.
Mihrija e Naimi janë dy në një, dy shpirtra e një trup. Ata kanë kultivuar një lidhje të suksesshme e siç thonë të mbushur me dashuri e mirëkuptim.
Mihrija e Naimi janë shembull i mirë i një çifti që duhen, që martesën e konsiderojnë të shenjtë. E, shenjtëria e martesës është edhe besnikëria. Çifti thonë se ata i kanë qëndruar besnik njëri tjetrit gjatë gjithë jetës, shkruan “Kosovarja”.
Naimi ka thënë publikisht se asnjëherë nuk e ka tradhtuar të shoqen, e po njëjtë është shprehur edhe bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur Mihrije Braha./Kosovarja/
albshowbizzz.com