”A të qaj 5 minuta”/ Video e kësaj vogëlusheje po ”çmend” rrjetin, por KIMIKATI do t’ju shkrijë së qeshuri me atë që bën! [VIDEO]

 

Po juve ju ka ndodhur të qani për filmat që keni parë kur ishit të vegjël? Nëse jo, kjo gjë i ka ndodhur vajzës së vogël të quajtur Rea, dhe videoja e saj po thyen rrjetin pasi po shpërndahet nga qindra faqe online.

Vogëlushja duket se po shikon filmin vizatimor “Kali”, dhe duke se preket shumë nga historia e trishtë dhe vuajtjet që kalon kali në film.  Mamaja e Reas, duke mos dashur që ajo të mërzitet i thotë që të ndërroj filmin, por pikërisht ky është momenti “epik” ku vajza i thotë: “A të qaj 5 minuta?”. 

Të gjithë “u dashuruan” me Rean dhe një imitim e ka bërë edhe aktori i njohur Olsi Bylyku. I veshur me përparëse fëmijesh dhe një kapele në kokë teksa thotë: “A të qaj 5 minuta”. 

 

albshowbizzz.com