”A ty taaa…”/ Aktori i Portokallisë i nxjerr ”sekretin” Elvana Gjatës dhe rrëfen përplasjen me Altin Bashën! [FOTO]

 

Ai është një ndër aktorët më të mirë të humorit shqiptarë dhe me të vërtetë publiku e do shumë. E themi me plot gojën që rolet e tij “i qan” dhe kur themi rolët nuk bëjmë asnjë përjashtim. Bëhet fjalë për aktorin Rezart Veleshnja i cili ka goxha peshë në spektaklin e humorit “Portokalli”, por fillimet e tij siç duket s’paskan qenë më të mirat të mundshme.

Rezarti i ftuar së fundmi te rubrika ‘Sekretet e Portokallisë’ me drejtimin e Ori Nebiaj, se marrëdhëniet me regjisorin Altin Basha nuk kanë nisur aspak mirë, përkundrazi.

Ai rrëfeu se si pa dashur i hodhi kovën me ujë të papastër në kokë, ndërsa luante në Akademinë e Arteve me Elvana Gjatën dhe prezantuesen Jonida Vokshi.

“Mbaj mend që para se të bëhesha pjesë e trupës së Portokalli shkova te një fallxhore për të parë fatin bashkë me një shoqen time, Ornelën.

Unë nuk e di sa e do e besojnë njerëzit, por sa shkova aty ajo më tha: Ti me del artist dhe më del se do punosh në televizion. Dhe sinqerisht, sa kam dalë me merr në telefon një numër 069 20…

“Përshëndetje me tha , jam Altin Basha…”

Por, përse më merrte Altin Basha mua, lind pyetja. Unë kam qenë në një kurs të mirë në fakultet me Olta Goxharin, Nik Xhelili… paralel edhe regjia Elvana Gjata dhe Jonida Vokshi, me të cilat kisha një lojë të preferuar, merrnim kovën e pastrueseve dhe gjatë verës loja jonë argëtuese ishte kush ia hedh tjetrit në kokë. Më shpesh fitoja unë, sigurisht. Një ditë, Elvana me Jonidën më hedhin një kovë me ujë drejt kokës, dhe unë ul kokën e uji del nga dritarja. Më pas, dëgjoj vetëm një zë duke ulëritur, a ty ta aaa…. kur dal, ç’të shikoj, syzet e Altinit kishin rënë përgjysmë, lagur komplet me atë kovën e qelbur dhe sa më pa më tha: Mbaje mend, ty do ta nxij më këtë që më bëre.

Dhe vjen një ditë më merr në telefon dhe më kërkon për audicion. I kishte thënë trupa merr Rezin se e ke të mirë për imitim, por ai nuk më njihte me emër. Sa shkoj unë, më sheh, ul syzet dhe më thotë, ca do këtu ti?

I thashë, jam Rezi, më ke thirrur për audicion dhe kështu nisi pastaj, kuptohet me vështirësitë e veta të fillimit”, tha Rezi.

velsh.png

 

albshowbizzz.com