Adelina u rikthehet sherreve: Mos më bëni t’ju rikujtoj kush jam në të vërtetë
Këngëtarja Adelina Ismaili ka reaguar ashpër me një status të fundit.
Këngëtarja Adelina Ismaili duket se i është rikthyer konflikteve të vjetra teksa ka lënë një mesazh në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.
Kështu të paktën ka lënë të kuptohet nëpërmjet mesazhi në llogarinë personale në Instagram, ku duket qartë irritimi i saj, ndaj ndonjë provokimi të mundshëm.
“I nuhas disa k*çka nga e shkuara që ulërasin vërdallë. Jam shumë e zënë dhe e lumtur për t’u bërë sërish si gruaja që njihnit dikur. Por kush e di… Mos më bëni t’ju rikujtoj kush jam në të vërtetë!”, ka shkruar ajo.
Këngëtarja seksi nuk ka treguar se kujt i është referuar me këtë status mirëpo kjo mbetet të kuptohet në ditët në vazhdim.
E sa u përket projekteve muzikore, Adelina tashmë është kthyer fuqishëm në tregun muzikor dhe ka paralajmëruar se nuk do të ndalet.
albshowbizzz.com