Adriana Lima i jep fund lidhjes me shkrimtarin turk, Metin Hara
Një tjetër dyshe e botës së shoubizit i ka dhënë fund lidhjes së tyre në këtë fillim vit të ri.
Adriana Lima dhe i dashuri Metin Hara më nuk janë bashkë pasi i kanë dhënë fund romancës 1 vjet e gjysmë, shkruan Us Weekly.
Ish modelja e “Victoria’s Secret”, 37-vjeçarja dhe shkrimtari turk nxitën zërat se kishin probleme vitin e kaluar, pasi Hara postoi një mesazh të fshehtë për “muzikën” e tij.
“Ajo ishte poema që gjithmonë kam dashur të shkruaj”, shkroi ai vitin e kaluar në rrjetet sociale.
Lima i dha fund thashethemeve në dhjetor pasi u raportua se ajo ka pasur një flirtim me yllin gjerman të futbollit, portierin e Besiktasit, Loris Karius.
“‘Për median e rreme turke duke pretenduar se po flirtoj me disa njerëz të rastësishëm që kurrë nuk kam takuar. . . Ju lutemi të ndaloni krijimin e lajmeve të rreme!”, ka shkruar ajo në Instagram.
Që atëherë, braziliania ka fshirë të gjitha fotografitë me 36-vjeçarin nga rrjetet sociale.
Ndryshe, Hara vazhdon të jetoj në shtetin turk gjersa Adriana po bën karrierë në SHBA. /Telegrafi/