Adriana Lima rikthehet në tregun e beqareve! Supermodelja e ‘’Victoria Secret’’ i jep fund lidhjes 1 vjeçare me shkrimtarin turk

 

Mesa duket Adriana Lima është rikthyer sërish në treg.

Supermodelja njoftoi ndarjen nga shkrimtari turk Metin Hara, e konfirmuar edhe nga revista prestigjioze “People”.

Lima 37 dhe Hara 36 vjeç u lidhën në Korrik të 2017 kur u panë së bashku në bordin e një jahti në qytetin Bodrum të Turqisë.

Lidhja e tyre ishte majft romantike dhe Hara shpërndante shpesh foto të modeles në Instagram-in e tij. Fotoja e tyre e fundit së bashku daton që nga Tetori I vitit të kaluar: “Kurajo e vërtetë për një burrë është të dashurojë plagët e saj” shkruante në përshkrim Hara.

Çifti nuk ka preferuar të japë asnjë koment në lidhje me këtë vendim.

 

albshowbizzz.com