Adrola Dushi bëhet nuse sërish, këtë herë në Nju Jork
Një prej modeleve më të mira shqiptare që po zhvillon karrierën e saj në Amerikë, Adrola Dushi ka pozuar me fustan nusërie.
Ajo ka bërë një set fotografik ku shfaqet si një nuse tepër moderne, ku linjat e mira trupore duken qartë.
Por këtë herë, bukuroshja nga Rrësheni është bërë nuse në Manhattan, Nju Jork për një reklamë. Modelja e famshme ka qenë më parë e martuar, por ka disa kohë që është divorcuar.
Në intervistat e fundit ka deklaruar se dashuria e saj më e madhe është i biri, Troi.
Dress @katerinabocci Hair @senadakxo Make up @vjosamua