Afërdita Dreshaj bëhet romantike teksa puth bashkëshortin: Këtë e quaj magji

  
  

Prej më shumë se gjysmë viti, këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj është martuar me hokesistin çek, Jakub Kindl.

Çifti duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, ndërsa jetojnë së bashku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Afërdita kujdeset që disa nga momentet e veçanta të jetës së saj, t’i ndajë edhe me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi shumë të veçantë, ku shfaqet duke u puthur me bashkëshortin e saj.

Dreshaj është bërë edhe më romantike në përshkrimin që i ka vënë imazhit, duke e quajtur puthjen vetë “magjia”.

“Unë e quaj këtë magji”, ka shkruar Afërdita në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.

Ndërkohë nuk kanë munguar edhe pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat, të cilët i kanë komplimentuar çiftin për harmoninë e tyre.

Përkushtimi në jetën e saj private ka bërë që Afërdita tash e sa kohë të mos sjellë ndonjë projekt të ri muzikor për fansat, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse ka ndër mend t’i rikthehet muzikës. /Telegrafi/