Afërdita Dreshaj me kostum elegant vë në pah gjoksin atraktiv
Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, ka tash e sa vite që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj.
Ajo është e martuar me hokeistin Jakub Kindl, dhe së bashku jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Afërdita është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse në një kostum të shkurtër ngjyrë gri.
Këngëtarja dhe modelja e njohur i ka dhënë hapësirë gjoksit të saj atraktiv, teksa i ka dhënë pak hapësirë në paraqitjen e fundit.
Aktualisht, ajo ndodhet në Monte-Carlo në Monakos, ku është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me bashkëshortin e saj.
Dreshaj nuk ka bërë të ditur nëse ka ndër mend të rikthehet në tregun muzikor me ndonjë këngë të re. /Telegrafi/