Afërdita Dreshaj për Adelina Ismailin: Gjithmonë numër një

 
 

Modelja e njohur Afërdita Dreshaj, tash e sa kohë është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton së bashku me bashkëshortin e saj, Jakub Kindl.

Ajo dikur ishte aktive me projekte të shumta muzikore, por viteve të fundit ka munguar paksa në këtë aspekt.

Megjithatë, Dreshaj vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, Afërdita ka vendosur që në InstaStory të publikojë një imazh të shkurtër nga një prej performancave të këngëtares Adelina Ismaili në programet festive.

Në mbishkrimin e fotografisë modelja shqiptare e quan Adelinën si këngëtaren numër një dhe të vetme në trojet shqiptare.

 

Foto: Afërdita Dreshaj/InstaStory

 

“Gjithmonë dhe përgjithmonë numër një”, ka shkruar ajo në InstaStory, duke lënë kështu të kuptohet se ka një simpati të madhe për këngëtaren Ismaili.

Adelina përndryshe shpesh është cilësuar si diva e estradës shqiptare – epitet ky të cilin ia kanë dhënë mijëra fansa por edhe kolegë të saj. /Telegerafi/