Afrona Dika zgjedh një vend luksoz për festën e beqarisë

 
 

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, dhe modelja Afrona Dika, kanë bërë të ditur se do t’i japin fund beqarisë këtë vit.

Përgatitjet për dasmën kanë nisur, e duket se që tani, Afrona ka filluar të bëhet gati për festën e beqarisë.

Ajo ka zgjedhur një destinacion mjaft luksoz, ku së bashku me mikeshat e saj do të festojë ditët e fundit të të qenit beqare.

Afrona do ta festojë në Mykonos të Greqisë festën e beqarisë me vajza, dhe këtë e ka treguar përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

“S’mund të pres për festën time të beqarisë me vajzat e mia”, ka shkruar Afrona në InstaStory, ndërsa ka publikuar një fotografi të Mykonosit.

 

Foto: Afrona Dika/InstaStory

 

Ndërkohë kanë mbetur edhe pesë muaj deri në dasmën e Bleros dhe Afronës, e cila pritet të jetë një prej dasmave më të komentuara në estradë.

Afrona dhe Dika u njoftuan mes vete disa vjet më parë, teksa u fejuan në dhjetor të vitit 2016. /Telegrafi/