Agnesa Vuthaj tregon shtatë virtytet e miqve të vërtetë
Bukuroshja kosovare Agnesa Vuthaj është një prej personazheve më të ndjekura në rrjetet sociale.
Ajo shpesh publikon fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa me kalimin e viteve është shndërruar në një prej blogereve më të pëlqyera në Kosovë.
Së fundmi, Agnesa ka publikuar për fansat e saj shtatë virtytet e miqve të vërtetë, që sipas saj janë atributet që duhet kushtuar kujdes në personat që ti zgjedh ti kesh rreth vetes.
Në vazhdim, ju sjellim shtatë nga postimet e Agnesës që shtjellojnë secilën prej këtyre vetive.
“Ata që hapin zemrën e tyre dhe ju tregojnë të vërtetën edhe nëse ajo dhemb”.
“Ata që vijnë për t’ju shpëtuar gjatë krizës tuaj më të thellë”.
“Ata që janë të pjekur sa duhet për të respektuar privatësinë tuaj”.
“Ata që ju inkurajojnë dhe frymëzojnë që të jeni më të mirët që mund të bëheni”.
“Ata që kanë provuar me kalimin e kohës se jenë të besueshëm dhe realë”.
“Ata që kuptojnë bagazhin tuaj dhe janë të gatshëm t’ju ndihmojnë ta shpaketoni”.
“Ata që ju japin po aq sa marrin prej jush”.
albshowbizzz.com