Agon Amiga sapo i bëri lëmsh të gjithë
Pakënaqësitë në Babastars nisën të lidhen së
fundmi me emrin e një njeriu – Agon Amigës i cili është miku prej më shumë se
dy dekada i Getoar Selimit, liderit të grupit në shpërbërje.
Ai publikoi një këngë që u duk si diss i hapur
për Getin të cilin nisi as mos të ndjekë në rrjete sociale.
Tutje, Amiga i anuloi edhe koncertet.
Krejt kjo u kuptua qartazi si shenjë e
largimit nga Babastars, rrugë të cilën e ndoqën edhe dy emra të tjerë, Cozman e
Skivi.
Por, Agoni vazhdon të mbetet në BS. Këtë e ka
konfirmuar para pak minutash në një postim të InstaStory ku paralajmëron risi nën
petkun e Babastars.
20 vite bashkëpunim duket të jenë arsyeja që
Geti dhe Agoni të mos mund t’i ndajnë rrugët aq lehtësisht me njëri-tjetrin.
/Prive.al
albshowbizzz.com