Aksidenti në familjen mbretërore, gruaja që theu krahun kërkon dënim për Dukën
Gruaja që theu dorën në aksidentin me princin Philip ka kërkuar që të dënohet ose ti hiqet patenta.
Emma Fairweather, 46 vjeçe tregoi se Duka nuk i ka kërkuar ende falje dhe as nuk e ka takuar që prej ditës së enjte (17 janar) kur ndodhi aksidenti.
“Jam me fat që jam gjallë dhe ai nuk më ka kërkuar ende falje. Ishte një moment traumatik dhe shumë i dhimbshëm, prandaj prisja më shumë nga familja mbretërore. Mendoj se ai duhet të trajtohet si gjithë të tjerët. Përse të mos hetohet aksidenti kur ai ka thyer ligjin?
Unë nuk kam patur ende asnjë kontakt me familjen mbretërore”, tha Emma për “TheSun”.
46-vjeçarja ishte në makinën e tipit “Kia” me mikun e saj kur u përplas me makinën “Land Rover” të Dukës së Edinburgut. Sipas mediave të huaja, dy ditë pas aksidentit, Duka 97-vjeçar u fotografua duke i dhënë Land Rover-it të ri pa rrip sigurimi.