Aksidentohet me makinë moderatorja shqiptare
Kjo e shtunë nuk ka qenë më e mira e mundshme për moderatoren e Top Channel, Fjoralba Ponari.
(lajmi vijon nën foto)
Bukuroshja bjonde ka pësuar një aksident komunikacioni në një prej paralagjeve të Tiranës.
Ponari ka humbur drejtimin duke goditur një shtyllë elektrike.
(lajmi vijon nën foto)
Fatmirësisht, në këtë aksident dëmet janë të konsiderueshme vetëm në pjesën e përparme të veturës por jo tek Fjoralba e cila ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.
Në prag të nisjes së aventurës televizive tek ‘E diell’ që supozohet se starton me 27 Janar, duket se dikush i ka marrë ‘mësysh’ Fjoralbës që pësoi këtë aksident. Të shkuara! /Prive.al
albshowbizzz.com