Aktori i njohur turk ‘Xhihan’ vjen në Kosovë, publikon edhe pamje
Erkan Petekkaya është një nga aktorët më të dashur për publikun turk, por edhe shqiptar. Ai u bë i njohur në Shqipëri me rolin e “Xhihanit” në serialin “Fate të kryqëzuara”.
Ditën e sotme Erkan Petekkaya ka publikuar një video dhe në përshkrimin e saj ka treguar se ndodhet në Kosovë.
Nuk dihet çfarë e ka sjellë aktorin në vendin shqiptar, por kjo padyshim i ka gëzuar fansat e tij.Erkan Petekkaya aktualisht po xhiron serialin e tij më të ri me titull “Vurgun” i cili do fillojë së shpejti në ekranin turk.
albshowbizzz.com