Aktori kosovar ka një parashikim: Hiqet taksa, nalet greva!

 
 

Gjendja e arsimit në vendin tonë po komentohet jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale.

Derisa janë mësimdhënësit ata që këmbëngulin që greva të vazhdohet, prindërit në anën tjetër mendojnë që mësimi duhet filluar sa më parë, pasi që janë fëmijët ata që po humbasin në gjithë këtë ‘luftë’.

Është vet aktori kosovar, Fatmir Spahiu i njohur si ‘Bufi’ ai që përmes një statusi ka shkruar se nëse kompenzohen orët e humbura, ai fëmijët nuk do i dërgojë në shkollë në muajin korrik.

Ndërsa, tani Bufi vjen me një status tjetër, ai e luan rolin e një ‘parashikuesi’, teksa shkruan: Hiqet taksa, nalet greva!

Sigurisht ky status është komentuar jashtëzakonisht në faqen e tij dhe është pritur me të qeshura.

 
 

albshowbizzz.com