Aktorja e “Game of Thrones” zbulon sakrificat e serialit: Qëndrova disa vite pa larë flokët

  

Aktorja e “Game of Thrones”, Sophia Turner ka treguar vështirësitë dhe sakrificat që ka bërë në xhirimet e serialit të famshëm.

Në një intervistë për “InStyle”, aktorja që bënte rolin e Sansa Stark ka zbuluar se nuk e lejonin që të lante flokët që pamja e saj të dukej sa më reale.

“Në sezonet e para, unë mund të laja flokët se isha një vajzë e re aristokrate. Nga sezoni i pestë, ata më thanë që të mos i laja më dhe ishte shumë e shpifur”, tha Sophia.

Makthi për të përfundoi këtu pasi në sezonin e fundit, ajo ia doli që të bindte regjisorët për të marrë paruke.

“Tani unë përdor një paruke dhe mund ti laj flokët sa herë të dua. Por për disa vite unë jetova me flokë me yndyrë. Kishim dhe makineritë e dëborës që punonin  dhe copëzat e letrave të dëborës të ngecnin në yndyrën e flokëve. Ishte e shpifur”, përfundoi Sophia.