Aktorja turke braktisi xhirimet e serialit, e pëson keq nga produksioni

  Aktorja e njohur turke u nda e pakënaqur nga seriali në të cilin merrte pjesë, kështu largimi i ka kushtuar shtrenjtë.      

Kompania “Sonart Medya Yayıncılık A.Ş” e ka paditur aktoren turke, Deniz Baysal pasi ajo i la në gjysmë xhirimet e serialit “Sevda Kuşun Kanadında” pasi u nda e pakënaqur, transmeton lajmi.net.

Aktorja 27 vjeçare ka thënë se shkak i ndërprerjes së kontratës ishin kushtet e vështira por kjo ra në vesh të shurdhër të organeve gjyqësore.

Gjykata hodhi poshtë pretendimet e bukuroshes turke me argumentimin se “askush nuk është i/e detyruar të futet në marrëdhënie kontraktuale pa dëshirën e tij/saj”.

Sipas tyre aktorja ka shkelur marrëveshjen e kontratës andaj si dëmshpërblim duhet të paguajë 20 mijë dollarë gjobë./Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com