Alaudin Hamiti mohon bashkëpunimin me Florin e Getin në spektakël këndimi: Emisioni është prodhim i Klan Kosovës

 

Mediat shqiptare këtë të mërkure shkruajtën se së shpejti në TV Klan do nis një spektakël i ri këndimi, i ideuar nga Alaudin Hamiti dhe për realizimin e së cilit do punonin dy mjeshtrit e muzikës shqiptare, Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi.

Madje u raportua se një talent show me titullin “E ke yllin”, do moderohej nga Marina Vjollca, e cila për momentin nuk ka ndonjë projekt televiziv në vazhdimësi.

  

Por në një prononcim për Prive, Alaudin Hamiti e ka mohuar të jetë i vërtetë ky raportim dhe madje ka dhënë detaje rreth spektaklit, duke thënë se do të jetë prodhim i Klan Kosovës dhe jo i TV Klanit të Shqipërisë.

 

                        View this post on Instagram                                     

SpinningAround… Shume shpejt promo video te 10vjet me KlanKosova Like like likeee ?

A post shared by Alaudin Hamiti (@alaudinhamiti) on

 

 

“E ke Yllin”, është një talent show, projekt vetanak i televizionit Klan Kosova, që pritet të nis gjatë këtij viti”, ka thënë Alaudini për Prive, duke e mohuar që Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi janë të përfshirë.

Madje ka kohë që në Televizionin
Klan Kosova, transmetohet një insert i promos paralajmëruese, për nisjen e një
spektakli.

Projekti është në përpunim e sipër, derisa për nisjen e tij shikuesit do të njoftohen me kohë, e po ashtu edhe konkurrentët do t’i kenë të hapura datat e aplikimit. /Prive.al

Madje për talent show “E ke
yllin”, është diskutuar edhe në emisionin e Alaudinit, Nd’rrimi i Natës në
Klan Kosova, e të cilin mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

 
  
 
 

                        View this post on Instagram                                     

Soon… @klankosovaofficial

A post shared by Prive.al (@prive.al) on

 

 

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com