Albërie Hadërgjonaj përsëri për bashkëshortin: E gjykova gabim, ai investoi shumë në mua

 

Së fundmi ajo në çdo intervistë që
ka dhënë, ka folur për martesën e saj e cila vjet më parë ka përfunduar me
divorc.

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, si
rrallë kush nga fytyrat publike, ka folur gjithnjë haptazi për jetën e saj
private dhe ka rrëfyer gjithçka që është pyetur nga nikoqirët e emisioneve.

  

Edhe javën që lamë pas, si e ftuar
në emisionin Oxygen me Besim Dinën, ajo e ka prekur jetën e saj private duke thënë
se ishte martuar kur ende ishte fëmijë, dhe aso kohe s’e kishte menduar mirë
martesën ndërsa tani thotë se gjykimi që ia kishte bërë bashkëshortit të saj,
ishte gabim.

“Ai ishte i ri e kishte para. E gjykova gabim bashkëshortin tim. Me thënë të drejtën ai ka investuar shumë në mua”, ka thënë Hadërgjonaj e cila u bë e famshme e merrte pjesë nëpër koncerte derisa ishte e martuar. /Prive.al

 
  
 

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com