Alec Baldwin pranon fajin për sulm fizik ndaj një personi në New York
Alec Baldwin e ka pranuar fajin për shkaktim të lëndimeve të lehta trupore ndaj një personi në nëntor të vitit të kaluar, gjatë një përleshjeje për një vendparkim në New York.
Aktori 60 vjeçar është paraqitur për të dytën herë në gjykatë që të deklarohej lidhur me fajësinë e tij për https://telegrafi.com/publikohen-imazhet-e-para-te-sulmit-te-alec-baldwinit-ndaj-nje-qytetari/ target=”_blank” rel=”noopener”>përleshjen fizike të ndodhur më 2 nëntor 2018 para banesës së tij në Manhattan.
Ai ka vendosur që ta pranojë fajin dhe të paguajë gjobë prej 120 dollarësh, si edhe duhet të jetë i rregullt në seancat për menaxhimin e zemërimit.
Avokati i tij kishte thënë më herët se xhirimet nga kamerat e sigurisë tregojnë se aktori nuk e ka goditur akuzuesin gjatë përleshjes.
Vendimi i gjykatës për këtë rast do të jepet më 22 mars, raporton BBC. Aktori nuk ka dhënë asnjë koment për gazetarët pas largimit nga gjykata.
Në paraqitjen e tij të parë në gjykatë, Baldwin ishte deklaruar i pafajshëm për këtë rast duke i hedhur poshtë akuzat.
Mirëpo, duket se është këshilluar me avokatët e tij dhe ka vendosur ta pranojë fajin në mënyrë që të mos ketë procedura të mëtutjeshme. /Telegrafi/