Almeda Abazi viziton Tiranën
Modelja shqiptare me famë në Turqi dhe jo vetëm, Almeda Abazi ka vizituar Tiranën.
Modelja Almeda Abazi, bashkëshortja e aktorit të famshëm turk, Tolgahan Sayisman e ka vizituar vendlindjen, shkruan lajmi.net.
Arsyeja e vizitës së saj në Tiranë duket se ka qenë takimi me familjarët e ngushtë pasi para pak çastesh e ka publikuar një foto me babain e saj.
Pranë postimit ajo ka treguar se babai i saj do të bëhet shumë shpejtë një gjysh shumë i mirë.
Ajo dhe aktori turk po presin që të bëhen prindër për herë të parë. Almeda në jetë do ta sjell një djalë.
albshowbizzz.com